Indikacionet:
- Efektive kundër diarresë me etiologji të ndryshme (bakteriale, virale, të lidhura me antibiotikë ose gjatë udhëtimit).
- Redukton ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e inflamacioneve të zorrëve.
- Ndihmon rikuperimin pas fazës akute të diarresë dhe kapërcimin e sindromave diarreike të etiologjisë virale.
- Jep efekte të dobishme për shëndetin e stomakut dhe zorrëve – efekte të vërtetuara shkencërisht dhe klinikisht.
Dozimi:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç: 1-2 kapsula në ditë të shoqëruara me pak ujë.
Fëmijët nën 6 vjeç: 1 kapsulë në ditë, përmbajtja e kapsulës të tretet në ujë ose lëng. Marrja ditore për fëmijët e vegjël duhet të konsultohet me një pediatër.
Kujdes: Të ruhet në vend të thatë, brenda paketimit origjinal dhe në temperaturë deri në 25oC . Të mbahet larg fëmijëve. Të mos përdoret përtej datës së skadencës.